Edhe pse Karlo Ançeloti tha se merkatoja e Realit është mbyllur, duket se mund të ketë ende disa ëvizje në orët e fundit të merkatos.
Siç bëjnë me dije mediat britanike, “galaktikët” janë në kërkim të një sulmuesi pas dëmtimit që pësoi Vinicius, i cili ende nuk dihet se sa do të qëndrojë jashtë fushave.
Siç raportohet, është Mançester Junajtid që i ka ofruar Realit sulmuesin Antoni Marsial. Francezi nuk është aspak në planet e trajnerit Erik Ten Hag dhe për këtë arsye ai kërkon mënyrën më të shpejtë për ta hequr qafe.
Junajtid i ka kërkuar në këmbim Realit 13 milionë paund për kartonin e Marsial, i cili erdhi për plot 50 milionë euro në verën e 2015 nga Monako në “Old Trafford”.