MENU
klinika

"Kemi rritje të përkrahjes"

Tensionet në veri/ LDK: Jemi gati për zgjedhjet e parakohshme

01.08.2023 - 11:44

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiçi, tha se kjo parti është e gatshme që të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, qytetarët po e shohin LDK-në si alternativë, në mënyrë që vendit t’i jepet kaheje drejt rrugës euro-atlantike.

“Nuk është çështje e gatishmërisë sonë, është çështje që Kosova ka nevojë për një rrugë të re, për këtë ne e kemi diskutuar kur jemi pyetur që ka një tendencë që pushteti të na thotë që nuk e kemi të sinqertë kërkesën për zgjedhje apo po frikohemi se ata janë në shifra shumë të larta. Ne normalisht kemi nxjerr disa nga të dhënat që ne i marrim rregullisht dhe një ndër to është edhe kryeqyteti i Prishtinës, që për hir të së vërtetës është një indikator i rëndësishëm për shkak se kryeqyteti është një përcaktues pastaj edhe i trendëve politike, ekonomike, shoqërore në vend. Është inkurajuese që kemi një rritje goxha të madhe nga viti në vit dhe besoj që kjo do të jetë e shprehur edhe në nivel vendi”,- tha ai.