MENU
klinika

Emri

Tentoi të vidhte arkën e xhamisë, arrestohet skifteri’ në Elbasan

20.08.2023 - 10:46

Tentoi të vidhte një shumë parash, në një objekt kulti (xhami), kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 34-vjeçari, me precedent penal për vjedhje dhe vepra të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes se njoftimit, se një shtetas kishte tentuar të vidhte një shumë parash, në një objekt kulti, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore dhe profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. Sh., 34 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “vjedhja” kryer më shumë se një herë, ky shtetas njihet si person me precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe vepra të tjera penale kundër pasurisë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 34-vjeçari, më datë 03.06.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një objekt kulti (xhami), në Elbasan), rast për të cilin nuk është bërë denoncim më parë, në Polici.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN