MENU
klinika

Beteja ligjore

Trump do të paguajë çdo faturë për të shmangur burgun

23.08.2023 - 15:46

Donald Trump do të lirohet pas një pagese prej 200 mijë dollarësh.

Avokatët e ish-presidentit amerikan kanë rënë dakord me zyrën e prokurorit të Qarkut Fulton në Atlanta, Xhorxhia, lidhur me kushtet e lirimit të planifikuar për të enjten më 24 gusht.

Atë ditë lideri i Partisë Republikane do të duhet të dorëzohet pranë autoriteteve shtetërore, ku akuzohet për komplot dhe 12 akuza të tjera bashkë me 18 persona dhe do t’i nënshtrohet të njëjtës procedurë gjyqësore të parë tashmë në Nju Jork, Uashington dhe në Florida.

Avokatët Jennifer Little, Drew Finding dhe Marissa Goldberg, të cilët përfaqësojnë Trump, e bindën prokurorin e Fulton të jepte lirimin me kusht, të llogaritur bazuar në seriozitetin e krimit.Për shkeljen e Aktit të Rikos, ligjit shumë të rreptë të Xhorxhias kundër shantazhit, gjyqtari që menaxhon çështjen penale, Scott McAfee ka vendosur garancinë në 80 mijë dollarë, ndërsa për 12 krimet e tjera të kontestuara fillon nga 10 mijë dollarë secili.

A man is seen with a laptop depicting the CNN news network logo with Donald Trump appearing on a TV screen in the background in this photo illustration on 2 July, 2017. (Photo by Jaap Arriens/NurPhoto via Getty Images)

Në total, pra, 200 mijë dollarë për t’u paraqitur me para në dorë, ose nëpërmjet programit të pagesave të lehtësuar që ofron burgu i Qarkut Fulton. Manjati i Nju Jorkut, i cili tashmë ka disa vite që jeton në Mar-a-Lago në Florida, ka detyrimin të shkojë në burgun e qarkut Fulton deri më 25 gusht.

Ky burg është i njohur në lajmet amerikane si një nga burgjet më të ashpra në të gjithë vendin.

Vitin e kaluar një afrikano-amerikan i quajtur Lashawn Thompson u gjet i vdekur brenda qelisë së tij. Megjithatë, Donald Trump duket gati për një tjetër përplasje me drejtësinë amerikane.

Në një mesazh të postuar në rrjetin social “Truth”, ish-presidenti shkroi: “Të enjten do të shkoj në Xhorxhia, ku do të arrestohem”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista e politologut të njohur holandez

Çdo njeri duhet të shqetësohet nga rikthimi i Trump

I njohur për shpërthimin e zgjebes dhe vdekjet

Brenda burgut famëkeq ku do qëndrojë Trump


"I gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse..."

Netanyahu zbardh kushtet e Izraelit

Ja pse lëvizja e Moskës ka “tërbuar” Uashingtonin

Trupat ruse hyjnë në bazën e ushtrisë amerikane në Niger

Izraeli nuk heq dorë nga pushtimi i Rafahut

Pse sulmet e Tel Avivit mund të shkaktojnë një masakër?