MENU
klinika

Spartak Ngjela

Turpi i Greqisë me presionin ndaj shtetit shqiptar

17.08.2023 - 16:39

Politika shqiptare duhet ta ketë të qartë se, me dy shtete shqiptarë në Gadishullin Ilirik, dhe me përkrahjen e madhe ndërkombëtare të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës:

Ajo duhet të përbuzë me mospërfillje çdo presion që mund t’i vijë nga fqinjët e saj.

Kur pasioni për një gjë joligjore të errëson në mendimin tënd, sigurisht që ti do të biesh në obskuritetin që po tregon sot qeveria e Greqisë në kërkesat e saj, për të liruar nga burgu një të burgosur në Himarë me emrin Fredi Beleri.
Politika greke sot kishte marrë edhe peshkopin grek të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Ku është autoqefalia e kësaj Kishe, zoti Kryeministër i Shqipërisë!!! (?)

Duhet ta shihni me përparësi këtë çështje kombëtare.
Kurse, për të arrestuarin Beleri, qeveria e Greqisë po sillet sikur ai të jetë hero, në një kohë kur ai është dënuar nga gjykata shqiptare deri në Gjykatën e Lartë, si një keqbërës ordiner.

Gjeste të tilla, në këto kohë moderne, i ka pas bërë vetëm ish Bashkimi Sovjetik.

Turp për këta që po kërkojnë t’i bëjnë një presion të tillë shtetit shqiptar!

Kurse Fredi Beleri është një keqbërës antishqiptar, i kapur në flagrancë për kryerjen e një krimi, dhe që duhej të ishte burgosur të paktën që në vitin 1997.

Por…

Kujt po ia kërkojnë drejtësinë në Shqipëri këta politikanë të lartë të Greqisë pushtetit gjyqësor, apo Qeverisë Shqiptare?

Janë në hall, prandaj kanë rënë në këtë obskurantizëm. Si mund ta urdhërojë kryeministri i Shqipërisë SPAK-un për lirimin e një individi që ka kryer një krim dhe që është i kapur në flagrancë!!! (?)

Halli grek sot, është po ai i vjetri: ata duan të përligjin keqtrajtimin që u kanë bërë miliona shqiptarëve në një.kohë të gjatë historike.

Por shqiptarëve aq u bën. As që çajnë kokën fare për ta!

Edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duhet të shkëlqejë në këtë luftë mesjetare të qeverisë së Greqisë kundër Shqipërisë, për t’u thënë grekëve:

Ne shqiptarët sot jemi më përpara në optikën e shtetit demokratik, se ju grekët.

Ne shqiptarët sot kemi fakte për mijëra shqiptarë të masakruar nga qarqet greke, në një persekutim të gjatë antishqiptar.

Sot ka miliona shqiptarë në Greqi që vijnë nga shekujt, dhe asnjëherë nuk u është lejuar të hapin shkolla në gjuhën shqipe.

Gjithmonë shqiptarët duhet ta kenë si qëllim ndëshkimin ndërkombëtar të shtetit grek për gjenocidin dhe pastrimin etnik kundër qindra mijëra shqiptarëve autoktonë të Çamërisë, të shpërngulur nga tokat e tyre me dhunë të tejme antietnike, në vitin 1946.

Eshtë mirë që qeveria shqiptare e Edi Ramës të botojë me përgjegjësi faktike dhe të provuar me ekspertë ndërkombëtarë dëmin e madh material që Greqia i ka shkaktuar Shqipërisë në vitin 1946.

Dëmi i Çamërisë, dhe genocidi e pastrimi etnik i Greqisë kundër shqiptarëve të Çamërisë, duhet të denoncohet botërisht nga qeveria aktuale në Tiranë.

Atëherë do ta shohin të gjithë këtë krim të shëmtuar, sepse, kur ai të shpallet, do ta shqetësojë realisht të gjithë opinionin publik botëror.

Asnjë lëshim antikombëtar, nga presione që janë natyrë e një shteti banditesk, nuk duhet të pranojë Edi Rama karshi politikës së Greqisë kundër Shqipërisë.

Dhe…

Gjithkush duhet ta jete i qartë se:

Pëtballë kësaj gjendjeje te hapur antishqiptare që po tregohet nga qeveria e Greqisë, qëndresa për të Drejtën e Shqipërisë dhe shqiptarëve, do t’i japë vlerë të madhe edhe prestigjit të Shqipërisë, por edhe kryeministrit aktual të Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin