MENU
klinika

Nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra

U përplas me Jet Ski, ndërron jetë 16-vjeçari

16.08.2023 - 09:56

Ka ndërruar jetë 16-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë ditën e djeshme si pasojë e përplasjeve të dy Jet Ski-ve.

Bëhet me dije se 16-vjeçari ka ndërruar jetë në mesnatë pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshmee në Llaman të Himarës, ku nga përplasja e Jet Ski mbetën të plagosur shtetasi K. Xh., 16 vjeç, nga Tirana dhe shoku i tij D. K., 17 vjeç.

Edhe pse menjëherë 16-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar, i mituri nuk u ka mbijetuar plagëve. Kujtojmë që fillimisht u raportua se 16 dhe 17-vjeçarii ishin hedhur nga një shkëmb për t’u larë në det tdhe kishin marrë plagë, ndërsa më pas doli se adoleshentët ishin dëmtuar nga përplasja e mjeteve lundruese.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Në Llaman, shtetasit K. Xh. dhe D. K., së bashku me shtetasit U. K. dhe R. P., 17 vjeç, nga Tirana (të katërt shokë me njëri-tjetrin) janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.

Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, shtetasi K. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi D. K.

Shtetasi K. Xh., u transportua në Tiranë,  për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Fillimisht, shtetasit U. K. dhe R. P., si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas, gjatë hetimeve, kanë deklaruar të vërteten.

Të gjitha veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje janë drejtuar nga prokurori dhe po në drejtimin e tij vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Procedimi penal ka nisur edhe për shtetasin R. P., 56 vjeç, pronari i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”.

Gjithashtu, operatorit turistik me administrator shtetasin R. P., nga ana e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë i janë bllokuar menjëherë të gjitha mjetet lundruese Jet Ski.

“Çifti u godit me sende të forta dhe me mjete prerëse”

Policia sqaron dinamikën e krimit në Dropull

Piu kafen e fundit me të moshuarit, më pas…

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia arreston autorin!

"Plazhe të mrekullueshme dhe çmimet të lira"

Blogerët italianë: Shqipëria, destinacionin magjepsës

Nga telefonata e mbesës te misteri i dhunimit

Vdekja e 2 të moshuarve, 10 të shoqëruar në Dropull