Redin Caushaj, polici i cili u plagos pak ditë më parë në Himarë teksa ndërhyri për të shuar konfliktin mes disa personave, ka lënë spitalin. 25 vjeçari pas 12 ditësh qëndrimi në spital kiu mbërriti në gjendje të rëndë për jetën, është larguar këtë mëngjes pas terapisë intensive.
Ai nuk pranoi të flasë për mediat por jashtë kamerave falenderoi kolegët e tij për ndihmën e dhënë në momentet e para, si dhe stafin mjekësor. Kujtojmë se Çaushaj u plagos mbrëmjen e 15 gushtit në Pilur pasi u godit mjet të ftohtë teksa ndërhyri për të shuar një sherr mesa disa personave.
Më herët ai u vizitua në spital nga kryeministri Edi Rama, i cili vlersoi gjestin e të riut. Tashmë gjendje e tij shëndetsore është stabël, por do të vijojë të jetë nën vëzhgimin e mjekëve.