MENU
klinika

I riu shqiptar ndërroi jetë në Itali

U vra nga algjeriani, del autopsia për Klajdi Bitrin: Shtiza e peshkimit i shpoi zemrën

30.08.2023 - 15:01

Kanë dalë rezultatet e autopsisë së 23 vjeçarit Klajdi Bitri i cili u vra dy ditë më parë nga një shtetas algjerian teksa ndërhyri për të shuar një konflikt mes këtij të fundit dhe shokut të tij.

Sipas rezultateve të nxjerra nga spitali i Torretos në Ankona, shtiza e peshkimit i ka shpuar zemrën të riut shqiptar, çka i ka shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë hetimet ende vazhdojnë dhe në vijim pritet të zbardhet nëse shtiza e peshkimit është përdorur qëllimisht me forcë apo si shpatë për t’u mbrojtur, ashtu siç deklaron autori i krimit, algjeriani Fatah Melloul, 27 vjeç. Autori i krimit tashmë ndodhet i arrestuar, i cili në ditët në vijim do të njihet me masën e sigurisë.