Në pikun e sezonit të plazhit, shumë prej jush vajza mund ta kenë dollapin plot me kostume banje, nga ato të ricikluarat vit pas viti, por nga ato blerjet “last minute”.
Nëse tundoheni nga qëllimi për t’u dukur yll në plazh, është momenti që të kaloni njëherë nga Instagrami i këtyre vajzave. Nga varka në det, rehatia në shezlong, restoranti apo shëtitja, pak rëndësi ka vendndodhja përpara rezultatit.
Bikinit që iu duhen për t’ju frymëzuar në “gjuetinë” e blerjes së rroba banjove të reja janë këtu:
Dua Lipa nga plazhet e jugut të Shqipërisë
Lojë ngjyrash dhe formash/ Bikini me motive drejtkëndëshe në nuancë portokalli dhe të verdhë
Alketa Vejsiu
Bikini gold njëngjyrëshe dhe plot shkëlqim
Angela Martini
Modelja rikthen trendin e bikinit polka dots, me dominim të nuancës kafe
Anxhelina Hadërgjonaj
Bikini me ngjyrë të verdhë, e motive lulesh në të
Estela Ujka
Trupore në nuancë të zezë, nuk dalin kurrë nga moda
Xhesika Berberi
Relaks dhe mozaik ngjyrash në një model të vetëm bikini
Bora Zemani
Bikini të kuqe, kombinuar me një shall të lehtë tek mesi, ky është versioni i Borës në pushime
Rudina Dembacaj
Me shkëlqim, njëngjyrëshe dhe me prerje sensuale anash dhe një medaljon në formë zemre të artë në mes
Dojna Mema
Bikini me lule dhe dominancë të ngjyrës lejla
Dhurata Dora
Me valëzime ngjyrash bardh e blu, bikinit e Dhurata Dorës duken si të dala nga thellësitë detit
Beatrix Ramosaj
Sensuale, me bikini rozë dhe kornizë të bardhë, kjo është zgjedhja e Beatrix për verën