MENU
klinika

Rama publikon pamjet

“Velipoja, xhevahiri i plazheve të veriut”

25.08.2023 - 10:59

Velipoja është plazhi më verior i Shqipërisë me bukurinë dhe kontrastet e forta që e karakterizojnë, ndërkohë që ky bregdet renditet ndër më të pastrit në vend për cilësinë e ujërave.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi i Velipojës, i cili frekuentohet çdo vit nga mijëra pushues vendas e të huaj.

“Me energjinë e mirë që vjen nga Velipoja, xhevahiri i plazheve të veriut që po kalon një sezon fantastik për nga pushuesit dhe pastërtia e bregdetit”, u shpreh kryeministri.

Në Velipojë gjendet një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri.

Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës është ndër më të preferuarit në veriperëndim të vendit edhe për shkak të cilësive kurative të rërës.

Rëra me efektin kurativ, e ndërthurur me hijeshi me detin, ranishten, lumin, deltën me ishuj, kodrat, pyllin, lagunën e fushat, që ka bërë për vetë çdo vit pushues të shumtë.