MENU
klinika

Profesori i njohur: Të përshpejtohet procedura e punës!

Vendburimi i Shpiragut/ “Lënia në harresë për 20 vite, e pakuptimtë”

30.08.2023 - 21:51

Profesori Fatmir Shehu, i ftuar në studion e News24 ka komentuar zhvillimet rreth burimit të naftës që është zbuluar në Shpirag së fundmi.

Shehu u shpreh se lënia në harresë e burimit të Shpiragut është diçka pa kuptim, pasi ka pasur dijeni për të mbi 20 vite më herët.

Sipas tij Shqipëria duhet të kishte promovuar vendburimin, ndërsa bëri thirrje për përshpejtimin e procedurës së punës për nxjerrjen e naftës.

“Për mua nuk ka sens të zbulosh një pasuri kaq të madhe dhe ta lësh 20 vite pa trajtuar. Shtyrja mund të shpjegohet në shumë drejtime. SHELL është një nga gjigantët botërorë të naftës, atë nuk e vret këpuca, ndërsa neve po. Ne duhet të ishim promotorë për këtë.
SHELL ka zbuluar edhe në Itali një burim të ngjashëm me Shpiragun, por e vuri në punë për 5-6 vite.

Konkluzioni duhet të dilte më shpejt për Shpiragun. Nëse kjo pasuri është aq e leverdishme për vendin dhe SHELL-in, atëherë duhet të shpejtohet procedura”, u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgjigjet profesori i naftës që shpoi të njëjtin vend para ’90

Intervistë/ A do na bëj të pasur Shpiragu?