Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka ndaluar hyrjen për tre vjet në Kosovë dy serbëve të cilët u arrestuan për organizimin e trazirave në veri që ndodhën në fund të majit.
Gjykata e Prishtinës shpalli fajtorë Sinisha Jevtiçin dhe Ivan Sekuliçin, pasi pranuan fajësinë në seancën që u mbajt të mërkurën.
Sipas njoftimit, Sinisha Jevtiç u dënua me burgim prej 6 muajsh për veprën penale të pjesëmarrjes në turma që kryejnë vepra penale, ndërsa dënimi me burg do të zëvendësohet në dënim me gjobë me vlerën prej 7 mijë eurosh. Gjithashtu Sekuliçin u dënua për armëmbajtje pa leje me gjobë prej 2 mijë eurosh. Atij i është shqiptuar dënimi i plotë prej 6 muajsh burg në gjobë prej 9 mijë euro.