MENU
klinika

U arrestuan për trazirat në veri!

Vendimi: Dy serbëve u ndalohet hyrja për 3 vjet në Kosovë

03.08.2023 - 14:28

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka ndaluar hyrjen për tre vjet në Kosovë dy serbëve të cilët u arrestuan për organizimin e trazirave në veri që ndodhën në fund të majit.

Gjykata e Prishtinës shpalli fajtorë Sinisha Jevtiçin dhe Ivan Sekuliçin, pasi pranuan fajësinë në seancën që u mbajt të mërkurën.

Sipas njoftimit, Sinisha Jevtiç u dënua me burgim prej 6 muajsh për veprën penale të pjesëmarrjes në turma që kryejnë vepra penale, ndërsa dënimi me burg do të zëvendësohet në dënim me gjobë me vlerën prej 7 mijë eurosh. Gjithashtu Sekuliçin u dënua për armëmbajtje pa leje me gjobë prej 2 mijë eurosh. Atij i është shqiptuar dënimi i plotë prej 6 muajsh burg në gjobë prej 9 mijë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vuçiç: Një krizë e madhe pritet në veri të Kosovës

“BE kërkoi djegien e mandateve të kryetarëve të zgjedhur në veri”

“Moska dha miliona edhe për Shqipërinë”

‘Pobjeda’ e Malit të Zi: Sali Berisha, pikë kontakti e Rusisë