Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka hedhur dyshime të forta sa i përket takimit në Athinë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Ajo thotë se Vuçiç mund t’i ketë ofruar Zelenskyt armë për mosnjohjen e Kosovës nga ana e Ukrainës.
“Ka shumë të ngjarë që Vuçiçi ka pranuar ta takojë Zelenskyn, që të ushtrojë presion mbi Ukrainën: armë për të mos e njohur Kosovën. Shpresoj që Zelensky e kupton se çfarë rreziku politik mund të sjellë një marrëveshje e tillë. Pavarësia dhe stabiliteti i Kosovës janë gjithashtu në interes të Ukrainës”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që Vuçiç është takuar me Zelenskyn në në darkë jo-formale në Athinë për samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor.