MENU
klinika

U gjet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë

Vrasja e shqiptarit në Greqi, identifikohet autori

14.08.2023 - 11:53

Një ngjarje e rëndë u shënua dy ditë më parë në Greqi, ku Aleksandër Llazar Zaka u gjet i vrarë me plumb në kokë në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se policia k bërë të mundur idetifikimin e autorit kryesor për vrasjen e 51-vjeçarit që u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij në Salamina.

Autori sipas “Protothma”, ka pritur që viktim të kthehej në shtëpi dhe më pas e ka ekzekutuar.

“Hetimi është ende në vazhdim, por është identifikuar një i dyshuar kyç i cili dyshohet se ka qëndruar në shtëpinë e viktimës për një periudhë. I dyshuari është në kërkim”, kanë bërë me dije burimet e policisë.

51-vjeçari u gjet i vrarë me plumb pas koke. Ai ishte një person i qetë pa precedent penal dhe nuk dihet se kush ka qenë shkaku që autori e ka vrarë. Ndër të tjerash bëhet me dije se viktima kishte 15 vite pa ardhur në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN