MENU
klinika

'Jam i zemëruar me Scholz dhe Macron'

Vuçiç: Serbisë po i bëhet presion të sanksionojë Rusinë

18.08.2023 - 12:21

President serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se pritet që Serbia të vendoset në presion të madh nga ndërkombëtarët, për shkak të mos sanksionimit të rusisë, për luftën në Ukrainë.

Teksa kujtoi se gjatë ditëve të fundit në të gjitha mediat botërore u publikuan tekste në të cilat ai fajësohet për gjithçka, Vuçiç deklaroi se “ndërkombëtarët po e akuzojnë Serbinë për gjithçka”.

“Pres presion të madh dhe të rëndë në lidhje me sanksionet kundër Rusisë, më të vështirat deri tani”, ka thënë Vuçiç.

Po ashtu, Vuçiç foli dhe për takimin me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emanuel Macron, për të cilët tha se i kanë bërën jë ofertë, që dukej “e pamundur”.

“Serbët nuk kanë dashur të marrin pjesë në zgjedhje, unë i kam mbështetur, dhe ata kanë thënë kushti është që serbët të marrin pjesë në këto zgjedhje. Në takimin me Scholz dhe Macron isha shumë i zemëruar. Bënë një propozim që dukej i pamundur.

Pres në ditët, javët në vijim, në fund të gushtit, në fillim të shtatorit, presionin më të rëndë deri tani. Do të mundohemi të ruajmë pozicionin tonë, a do t’ia dalim apo jo, do ta shohim. Politika duhet të ketë parimet, ne do të përpiqemi të ruajmë drejtësinë e politikës sonë dhe nëse do të kemi sukses në këtë, mbetet për t’u parë”, tha Vuçiç.