MENU
klinika

"Champions League"

Yjet e shahut në DURRËS, “kryeqytetin vjeshtor europian”

18.08.2023 - 14:29

Edicioni i 38-të i Kupës Evropiane të Shahut për Klube dhe Kupa e 27-të Evropiane e Klubeve për Femra, këtë vit e çel siparin në qytetin e vjetër bregdetar shqiptar.

Durrësi, merr stafetën si kryeqytet europian i shahut, prej datës 30 shtator e deri më 8 tetor 2023.

Ndërkaq, teksa ditët e garës së madhe afrohen, regjistrimet për aktivitetin madhështor që ECU e sjell në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Shahut, kanë thyer rekordin e mbi 100 klubeve pjesëmarrëse. Gara premton shumë emocione. Prania e yjeve të shahut botëror, na siguron një kampionat shpërthyes dhe me ndjekje masive në mbarë botën.

Ndeshjet do të luhen në 7 raunde, me sistem zviceran, me kohë kontrolli 90 minuta për 40 lëvizje plus 30 minuta për pjesën tjetër të lojës, me një rritje prej 30 sekondash për lëvizje, duke filluar nga lëvizja e parë.

Ekipet e hapura do të përbëhen nga gjashtë lojtarë plus dy rezervë, të cilët, të gjithë duhet të jenë anëtarë të klubit dhe të kenë të drejtë të luajnë për klubin në kampionatin kombëtar të federatës, që u organizua brenda një viti përpara fillimit të këtij sezoni. Kupa Evropiane e Klubeve.
Ekipet e femrave do të përbëhen nga katër lojtarë plus një lojtar rezervë. Nuk ka asnjë kufizim në përbërje dhe të gjitha tarifat e licencës së lojtareve femra janë hequr për vitin 2023.

Fondi total i çmimeve të evenimentit është 45.000 euro me 29.000 euro të rezervuara për garën e hapur dhe 15.000 euro të rezervuara për turneun e femrave. Përveç çmimeve për ekipet dhe atyre për lojtarët më të mirë individualë, dy çmime individuale (1 në “Open” dhe 1 në “Femra”) prej 500 EUR, shkojnë për lojtarët më të mirë, nga një federatë anëtare e “Federatës Ballkanike të Shahut”.

Mikpritës: Grand Blue Fafa – hoteli zyrtar i kampionatit

Resorti Grand Blue Fafa Resort/5-yje (*****) ndodhet në Rivierën Shqiptare, përgjatë plazhit të bukur të Golemit, në Durrës. Vetëm 35 minuta nga Aeroporti i Tiranës “Nënë Tereza” dhe më pak se 20 minuta, nga Porti i Durrësit.

Grand Blue Fafa Resort, me arkitekturën mahnitëse dhe shtrirjen në një zonë të mrekullueshme të Golemit, është ideal për kënaqësi, çlodhje, apo edhe ditë mes pushimesh e punësh, brenda një komoditeti gjithpërfshirës. Me koleksionin e akomodimeve luksoze, për një kohë të gjatë, deri në detin Adriatik, restorante dhe bare të rafinuara dhe ambiente rekreative, duke ofruar një shumëllojshmëri të gjerë shërbimesh e komoditetesh, si për kohën e lirë edhe për biznesin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions shahu, rekord regjistrimesh

Magnus Carlsen vjen në SHQIPËRI!