Superliga shqiptare nisi fundjavën që lamë pas edicionin e 85-të. Në fushë u zhvilluan katër takime për javën e parë, teksa dueli mes Partizanit dhe Teutës u shty për t’i ardhur në ndihmë kampionëve të Shqipërisë, me “Demat” që luajnë në play-off e Conference League kundër Astanës, të enjte në “Elbasan Arena”.
Për javën e parë Skënderbeu fitoi 0-1 me Egnatian, Vllaznia mundi 3-1 Kukësin, teksa Laçi dhe Erzeni barazuan 3-3 në një ndeshje të çmendur, çka solli edhe shkarkimin e Stavri Nicës nga stoli i kurbinasve, edhe pse vetëm një javë nga nisja e sezonit.
Tanimë është zbardhur edhe agjenda e javës së dytë, me ndeshjet që do luhen në tre ditë. Gjithçka nis të premte me duelet Erzeni – Vllaznia dhe Skënderbeu – Dinamo. Të shtunë Teuta dhe Tirana përballen në “Niko Dovana”. Të diel java e dytë mbyllet me ndeshjet Kukësi – Egnatia dhe Partizani – Laçi.
Superliga – java e 2-të:
E premte, 1 shtator 2023
Erzeni – Vllaznia 16:00
Skënderbeu – Dinamo 19:00
E shtunë, 2 shtator 2023
Teuta – Tirana 19:00
E diel, 3 shtator 2023
Kukësi – Egnatia 16:00
Partizani – Laçi 19:00