MENU
klinika

U arrestua me urdhër të Gjykatës Speciale

Zbardhet dosja e Dritan Goxhaj, si nxori dëshmitë sekrete të Hagës

02.08.2023 - 14:42

Dy ditë nga arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj i cili u ndalu të hënën me urdhër të Dhomave të Specializuara në Hagë. Goxhaj është nën akuzë për 2 vepra penale që kanë lidhje me nxjerrjen e dëshmitarë në disa çështje.

Në dosjen e Goxhaj të siguruar nga Top Channel, thuhet se janë dy raste kur ish-ushtari i UÇK-së ka zbuluar qëllimisht emra, të dhëna personale dhe shtetet e banimit të dëshmitarëve të supozuar në proceset e Dhomave të Specializuara, në rrjete sociale.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, “gjykatësi i vetëm ka konstatuar se ekziston dyshim i bazuar që z.Goxhaj, së paku dy herë, zbuloi qëllimisht çfarë besonte dhe deklaroi se ishte informacion i mbrojtur jopublik i dëshmitarëve, përmes një postimi të datës 1 janar 2023 në faqen e Facebook-ut që mban emrin Dritan Goxhaj dhe përmes shpërndarjes së mëtejshme të shkrimit të Goxhajt më 2 janar 2023 në formën e një artikulli-opinion që u publikua me kërkesën e tij në faqen e internetit të agjencisë së lajmeve KosovaPress me seli në Kosovë. Informacioni që zbulua përfshinte emra, të dhëna personale dhe shtetet e banimit të dëshmitarëve të supozuar në proceset e Dhomave të Specializuara. Në shkrimin e Goxhajt gjithashtu thuhej se në çdo kohë mund të zbuloheshin edhe të dhënat personale të dëshmitarëve të tjerë të supozuar”.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës Dritan Goxhaj dyshimin u arrestua në 31 korrik nën dyshimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Në janar të këtij viti ai publikoi një shkrim me titull “Mëmëdheu, UÇK-ja dhe gjykata speciale” ku ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve që mbahen të fshehtë nga Gjykata Speciale, përfshirë këtu edhe këshilltaren e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu Nazile Balën.