MENU
klinika

"Zjarrvënësit do marrin dënimin e merituar"

Zjarret masive në Laç, Balla reagon për prangosjen e 41-vjeçarit

25.08.2023 - 11:51

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me arrestimin e një 41-vjeçari në Laç, i cili u prangos për zjarrvënie.

Ministri ka bërë me dijen se gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm dhe të mbështetur në prova arrestimin e zjarrvënësit.

Më tej, Balla shkruan se “23 zjarrvënësit e arrestuar nga Policia e Shtetit këtë sezon veror të marrin dënimin e merituar për veprën e tyre kriminale”.

Ragimi i Ballës:
Gjykata e vlerësoi të ligjshëm dhe të mbështetur në prova arrestimin e zjarrvënësit të Laçit dhe kjo është një arsye për ta vlerësuar Prokurorinë për dokumentimin e dosjes penale dhe vendimin e përgjegjshëm të Gjykatës!

Në pritje që 23 zjarrvënësit e arrestuar nga Policia e Shtetit këtë sezon veror të marrin dënimin e merituar për veprën e tyre kriminale, bëj apelin e përsëritur edhe nga Kryeministri Rama, që gjykatësit e këtyre çështjeve ta mbyllin përfundimisht me vendimet e tyre kapitullin e gjatë dhe të turpshëm për drejtësinë të mosndëshkimit të duhur të kësaj vepre penale për vite me radhë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN