MENU
klinika

Gjendja e alarmit në veri me Serbinë

200 marinsa amerikanë zbarkojnë në Kosovë

26.09.2023 - 12:33

ë arrestuarit në Banjskë të Zveçanit, që dyshohet se ishin në kontakt me sulmuesit e Policisë së Kosovës, kanë shtetësi të Serbisë, konfirmon prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Naim Abazi.

“Shtetas të tjerë nuk kemi”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se disa nga të arrestuarit, përveç nënshtetësisë serbe, kanë edhe dokumente të Kosovës, por nuk specifikon se sa prej tyre kanë të tilla.

Sipas tij, të gjithë ata janë ende në proces të intervistimit.

Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 syresh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë tre sulmues dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta, konfirmuan autoritetet. Ato nuk thanë nëse personat tjerë të armatosur, u larguan.

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se të arrestuarve u është caktuar tashmë masa e ndalimit prej 48 orësh dhe se ata dyshohen për një sërë veprash, përfshirë “sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “përgatitje të veprave terroriste” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ndërkohë mësohet se mbrëmë vonë kanë zbarkuar 200 marinsa amerikanë në lindje të Kosovës me pajisje të sofistikuara, raporton A2 CNN.

Ndërsa shefi i diplomacisë italiane Antonio Tajani paralajmëroi përforcimin e pranisë së trupave të NATO-s në kufirin Kosovë-Serbi, për të parandaluar përleshjet e mëtejshme, mes shqetësimeve për ripërtëritjen e dhunës në rajon.

Ai e bëri këtë paralajmërim në  Twitter, në të cilin tha se ka biseduar me presidentin e Serbisë Vuçiç dhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke u bërë thirrje për inkurajim të dialogut mes palëve.

“Në marrëveshje me (ministrin Italian të Mbrojtjes) Guido Crosetto ne punojmë për të forcuar praninë e KFOR-it në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe parandalimin e përleshjeve të mëtejshme”, tha ai në reagimin e tij..

Paralajmërimi erdhi pas përleshjeve të së dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku një grup personash të maskuar dhe me uniforma ushtarake sulmoi policinë e Kosovës duke vrarë një oficer dhe plagosur një tjetër.

Grupi më pas hyri me forcë në manastirin ortodoks në fshatin Banjskë duke vazhduar të qëllojë mbi policinë. Përleshja përfundoi kur shumica e sulmuesve u arratisën. Tre nga sulmuesit e armatosur mbetën të vrarë, ndërsa gjashtë veta u arrestuan.

200 marinsa amerikanë kosovë