MENU
klinika

Shkodër

47 kg duhan i grirë në bagazh, arrestohen 3 persona

09.09.2023 - 13:28

Arrestohen tre persona në Shkodër. Në makinën e tyre, Policia ka gjetur 47 kg duhan të grirë, të cilin do ta shisnin. Këta persona nuk ishin të lincensuar dhe si pasojë, ata po procedohen në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit, 59 vjeç, 51 vjeç dhe 38 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në 2 automjetet me të cilat lëviznin, u gjetën në total, 47 kg duhan i grirë, për prodhimin dhe shitjen e të cilit, këta shtetas nuk ishin të licencuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.