MENU
klinika

Nga zinxhirët tek perla

5 aksesorët “must” për vjeshtën që nuk duhet t’ju mungojnë

11.09.2023 - 10:37

Luksi “bërtet” në stilin dhe dimensionet e mëdha për aksesorët e sezonit të ri. Pranga në vesh si vathë, perla dhe zinxhirë gold poshtë xhaketës në formën e reçipetave, unaza të mëdha në gishta, spila në formë lulesh dhe me ngjyra të ndezura, bizhuteritë e vjeshtës përveç stilit IN, kanë kryefjalë të tyren qasjen luksoze.

Provoni ta kompletoni veshjen me të tillë aksesorë, duke u frymëzuar nga pesë më kryesorët. Vathë, unaza, perla apo spila për t’u vendosur në jakat e xhaketës e në pulovra, versionet e aksesorëve yll për këtë vjeshtë janë këtu:

Hey vajza, ja 5 aksesorët MUST për vjeshtën që nuk duhet

“Pranga” për veshët

Një super shfaqje për veshët! Vathë si pranga, në versionin gold, spiral apo me zinxhirë, tendenca e këtij sezoni është të mbushni veshët me vathë të tillë.

Hey vajza, ja 5 aksesorët MUST për vjeshtën që nuk duhet

Zinxhirë në trup

Kush tha që vetëm qafa, gishtat, veshët apo kyçet e duarve mund të “argëtohen” plot stil? Zinxhirët si bizhuteri mund të mbulojnë bustin tuaj dhe ky është trendi i kësaj vjeshte.

Hey vajza, ja 5 aksesorët MUST për vjeshtën që nuk duhet

Unaza bling bling

Maksimizoni stilin e bizhuterive me unaza që mbushin gishtat! Modele sunduese, nga floriri tek argjendi, të mëdha dhe gati në versione eklektike, këto aksesorë do të transmetojnë energjinë e luksit tek ju.

Hey vajza, ja 5 aksesorët MUST për vjeshtën që nuk duhet

Perla mbi perla

Bëhuni gati që të mos i ndani nga vetja! Perlat janë rikthyer fuqishëm për të mbështjellë gjithçka, nga byzylykët, varëset, vathët dhe syzet, pse jo.

Hey vajza, ja 5 aksesorët MUST për vjeshtën që nuk duhet

Çizme, insekte, instrumente muzikore si spilë

Ky aksesor duhet të jetë në çdo veshje për vjeshtën. Spilat janë një aksesor i veçantë që i shtojnë stilin pamjes tuaj dhe le të biem dakord për këtë! Modelet janë të shumta, nga spilat si insekte tek çizmet apo instrumente muzikore, zgjedhja mbetet personale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN