Le ta pranojmë pa kurrfarë droje…Ikja e verës lë gjurmë në kujtime, por edhe në lëkurë. Nga momentet e bukura të kaluara në pushime, plazhe, me njerëzit më të dashur të zemrës apo miqtë mbeten gjatë në mendjen tonë deri sa të vijë koha e pushimeve të radhës.
Por, ka një element që qëndron aty i palëkundur si dëshmi e temperaturave të larta, diellit, rërës apo ujit të kripur të detit dhe ato janë flokët. Maja të thata, fije flokësh të djegura nga dielli i verës, flokë të brishtë e që këputen shpejt për shkak se faktorët atmosferikë kanë bërë punën e vetë, i bëjnë flokët me më pak jetë dhe shkëlqim për ju.
Gjithçka ju duhet në këto momente pas kthimit nga pushimet është një super prerje që ju shkon me portretin dhe stilin tuaj. Një hap i domosdoshëm për të eliminuar flokët e dëmtuar, por pse të mos bëni një ndryshim cool në pamje?!
Ja pesë modelet e prerjeve që sugjerohen pas kthimit nga pushimet:
-Prerje mesatare, e ngjashme me stilin bob
-Prerje flokësh shkurt tip bixie
-Prerje mesatare që jep idenë e një gjatësie të dyfishtë të flokëve
-Prerje shkurt për flokët me kaçurrela: bob në versionin e rrumbullakët
-Një model prerje për flokë të gjatë dhe me shkallëzim