MENU
klinika

Avokati tregon se çfarë do ndodhë me të

A do bëjë burg Enca për kultivim kanabisi?

13.09.2023 - 08:45

Avokati Idajet Beqiri foli në lidhje me arrestimin e Encës, ditën e djeshme pasi iu gjetën në ballkonin e banesës 5 vazo me kanabis. Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në ‘Euronws Albania’, ai tha se nuk do e dënojnë me burg por vetëm do i japin masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

“Kultivivimi i këtyre pak bimëve duhet parë jo në aspektin se Enca është e njohur. Ishte shumë e ekzagjeruar. Jam i bindur se gjykata, kur të shoh rrethanat do të japë një detyrim paraqitje si masë sigurimi. Nuk mund ta mbajnë kurrën e kurrës”-tha ai.

Enca u vu në pranga një ditë më parë, pasi në verandën e banesës së saj që ndodhet pranë zonës së TEG-ut, u zbuluan 5 vazo me kanabis. Bashkë me të u shoqërua edhe i dashuri i saj. Në dëshminë përballë grupit hetimor, këngëtarja e njohur ka deklaruar se kanabisin e ka për konsum vetjak.