MENU
klinika

"Punën më të madhe e bëjnë efektivët e policisë dhe jo prokurorët"

A do të ekstradohen “bosët” e krimit? Gazetari: Historitë me Dubai janë fasadë!

23.09.2023 - 10:26

Gazetari Julian Kasapi ka folur në lidhje me ekstradimet e kriminelëve që jetojnë jashtë vendin, drejt Shqipërisë. Ai theksoi se historitë  me Dubain për ekstradimin e kriminelëve janë fasadë.

Gjithashtu ai foli dhe për punën e policisë dhe mbrojtjen ndaj tyre.

Të gjitha institucionet, secili duhet të bëjë detyrën e tij. Historitë në Dubai, apo historitë me Gugalljan, Mërtiri, bëhet për të treguar se dhe ne po punojmë por nuk është bërë asgjë. Kronikat nuk janë për të ulur punën e policisë, por kritika e mirë shkon fillimisht të Ministria e Brendshme.

Punën më të madhe e bëjnë efektivët e policisë dhe jo prokurorët, por këta kërkojnë mbështetje. Ata përballen me sfida nga më të ndryshme dhe nuk mund të mbrohen me deklarata dhe me postime në rrjetet sociale”-tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Artan Hoxha: Në Shqipëri sot ka dy lloj parash të pista…

“Marina në Portin e Durrësit do ndërtohet me paratë e krimit”