MENU
klinika

Misteri

A e ka hequr qafe Putini edhe “kasapin e tij”?

19.09.2023 - 16:56

Kremlini njoftoi se nuk ka informacion për gjendjen e liderit çeçen Ramzan Kadyrov pasi u pyet për thashethemet që u shfaqën në rrjetet sociale rreth sëmundjes së tij. Disa media cituan informata të pakonfirmuara se Kadyrov dyshohet se ka vdekur. Përfaqësuesit e Kadyrov nuk dhanë përgjigje në pyetjet shtesë telefonike për këtë çështje. Sipas disa burimeve jozyrtare, Kadyrov ndodhet në një spital të Moskës pas një transplanti të pasuksesshëm të veshkës. “Ne nuk kemi informacion në lidhje me këtë. Në çdo rast, administrata presidenciale vështirë se mund të lëshojë certifikata shëndetësore, kështu që nuk kemi asgjë për t’ju thënë për këtë,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Javën e kaluar, një përfaqësues i shërbimit sekret të Ukrainës tha se shëndeti i Ramzan Kadyrov ishte “përkeqësuar” dhe ishte “në gjendje serioze”. Megjithatë, të dielën, Kadyrov postoi një video në kanalin e tij Telegram, në të cilën buzëqesh dhe flet para kamerës, me qëllim që të mohojë përhapjen e thashethemeve për shëndetin e tij.

Videoja e Kadyrov

Edhe media Sky News ka gjeolokuar pamjet e postuara në faqen e Telegramit të Kadyrov në rezidencën e tij të kreut të Republikës çeçene në qendër të Groznit. Në videon e postuar në orën 13:00 me orën lokale, Kadyrov filmon veten duke ecur në shi. Sipas kërkimit të Sky News, ditën kur është publikuar video përputhet me parashikimin e raportuar të motit në atë zonë. Por mungesa e një dalje zyrtare nga vetë Kadyrov, ka lënë shumë hapësira për dyshim. Kjo pasi edhe në rastin e Progozhin skema e ekzekutimit u zhvillua në të njëjtën mënyrë, fillimisht u fol për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore dhe herë pas here dilnin video të tij në Telegram, deri sa ditë më vonë u raportua se ai vdiq nga rrëzimi i një avioni.

Lidhjet e Kadyrov me Putinin

Para se Putini të vinte në pushtet, Kadyrov ishte një kundërshtar i vendosur i qeverisë së Moskës. Çeçeni dhe babai i tij Akhmat luftuan me rebelët separatistë kundër rusëve në luftën e parë çeçene në vitet 1990 përpara se të ndërronin anën dhe t’i bashkoheshin Moskës për të marrë kontrollin në vitin 2000. Pasi babai i Kadyrov u vra në një bombë në vitin 2004, Putin thirri Kadyrov, atëherë 27 vjeç, në Kremlin për të treguar mbështetjen e tij. Kur mbushi 30 vjeç, ai zuri vendin e babait të tij si kreu i Çeçenisë.  Nëse dikush ishte përfshirë shumë në punë të pista gjatë luftës në Ukrainë, ishte Ramzan Kadyrov. Që nga fillimi i pushtimit, Putin ka urdhëruar Kadyrov të marrë kontrollin e Kievit, kryeqytetit ukrainas, madje është raportuar se misioni i tij kryesor ishte të vriste presidentin Volodimir Zelensky, pretendojnë zyrtarët e inteligjencës dhe sigurisë ukrainase.

Po kështu, çeçeni ka dërguar mijëra ushtarë në vijat e frontit për të kryer akte të urryera kundër popullatës civile ukrainase. Pas disfatave të mëdha që Kremlini ka pësuar në fushën e betejës, disfata që nuk ishin në llogaritjet e tyre, njerëzit e Kadyrov kanë trajnuar trupat ruse të mundura në vijën e frontit dhe kanë zhdukur spiunë të dyshuar në territoret e okupuara ukrainase, nganjëherë duke iu drejtuar torturës, sipas organizatave të të drejtave të njeriut të publikuara nga media amerikane The Ëall Street Journal. Putini e di se që nga fillimi i luftës ai është mbështetur në oficerë, biznesmenë dhe aktorë të pandershëm për të ofruar atë që i nevojitet më shumë për të mbështetur ofensivën e tij të zgjatur: para, trajnim dhe fuqi punëtore. Kadyrov ka përdorur vazhdimisht mediat sociale për t’u mburrur për performancën e pretenduar të luftëtarëve çeçenë kundër trupave ukrainase dhe për të bërë deklarata të tjera të pakonfirmuara në lidhje me luftën në Ukrainë. Trupat e tij janë akuzuar për krime lufte në Ukrainë. Por edhe pas gjithë besnikërisë së tij,  Kadyrov ishte aleat i ish-udhëheqësit të Ëagner, Yevgeny Prigozhin me të cilin ndanin të njëjtat kritika ndaj hierarkisë ushtarake ruse. Kjo mund të ketë qënë arsyeja që Putin nuk e donte nëpër këmbë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN