Studiuesja Elena Kocaqi, foli në lidhje me çështjen e “Belerit” ndërsa u pyet nëse do e pengojë integrimin e Shqipërisë në BE.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se Greqia se ka mbështetur asnjëherë vendin tonë.
“Ne na kërkojnë llogari të gjithë por në shtëpi të tyre nuk lejojnë njeri. Thotë se nuk kanë asnjë minoritet. Mos mendoni se Greqia e ka mbështetur Shqipërinë për BE, e kanë detyruar të tjerët. Po të ishte do të kishte njohur Kosovën. Në çdo luftë që ka ndodhur në Greqi kanë qenë dhe shqiptarët kanë luftuar”, tha ajo.
Mes tjerash ajo theksoi se Greqia e ka detyrim të njohë Kosovën. “Greqia ka detyrim ta njohë Kosovën. Edhe nëse nuk e njeh Greqia, nuk na prish unë fare përderisa e ka njohur Amerika. Derisa këtu ne jemi në një kujdestari ndërkombëtare që është shteti më i fuqishëm të botes, nuk ka mundësi , as Greqia as Rusia dhe askush të ndërhyjë”, tha ai.