MENU
klinika

"Deputetët tanë janë çdo ditë..."

A keni një datë për protestat? Ja si përgjigjet Ilir Meta

08.09.2023 - 12:37

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha u shpreh se deputetët e tij do jenë çdo ditë në vijën e parë të ballafaqimit me këtë regjim,

“Deputetët janë çdo ditë edhe kur nuk ka parlament në vijën e parë të ballafaqimit me këtë regjim, kanë qenë gjithmonë”, tha Meta.

I pyetur nëse kanë një datë për protestat e paralajmëruara, Meta u përgjigj: “Do të ketë një datë të tillë por nuk është çështja më e rëndësishme por kemi program të bashkërenduar në këtë drejtim. Opozita duhet të ngrihet në lartësinë e momentit për ti dhënë zgjidhje këtyre sfidave”.

Nëse do jeni bashkë me Berishën në 2015, nëse ai propozon Gazment Bardhin kryeministër do e pranoni?

Ilir Meta: Nuk jemi këtu për tu marrë më këtë çështje. Ne jemi të angazhuar për të respektuar çdo parim demoratik.