MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të parandalohet Astma?

05.09.2023 - 11:35

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A mund të parandalohet Astma?

Mjeku: Astma është një sëmundje që sot mund të mbahet fare mirë nën kontroll, por mjafton pak kujdes për të shmangur krizat. Për këtë rekomandohet të tregohet kujdes në ekspozimin në mëngjes, kur ajri është shumë i lagësht apo në ditët me shi. Duhet të shmangen ambientet e mbipopulluar apo me tym duhani, pasi ky i fundit acaron astmën. Pacientët astmatikë u rekomandohet kryerja e vaksinës anti-grip, por vetëm nën rekomandimin e specialistit dhe në një gjendje të qëndrueshme. Mbi të gjitha nuk duhen neglizhuar medikamentet dhe kontrollet te mjeku alergolog.

Këshilla
-qëndroni në vende të ajrosura mirë
-eliminoni lagështirën, sidomos në dhomat e gjumit
-eliminoni ambientet e paajrosura mirë dhe me mykra
-tregoni kujdes për veshjen, sidomos personat që vuajnë nga sinoziti dhe sëmundje kronike të aparatit të frymëmarrjes
-mos i mbani fëmijët e vegjël në ambiente ku pihet duhan
-bëni vaksinën anti-gripë, vetëm nën rekomandimin e mjekut specialist
-zbatoni me përpikmëri rekomandimet e mjekut alergolog

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Babai: Në burg duhet të futet doktori, jo im bir

24-vjeçari mbyt me plastmas nënën e tij!