MENU
klinika

Abuzoi me tenderin për transportin e gardianëve

Arrestohet ish-drejtori i burgut të Lushnjes

23.09.2023 - 12:02

Ish drejtori i burgut ‘Kosova’ në Lushnje, Judmir Shurdhi ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për shkelje të barazisë në tendera.

Judmir Shurdhi është dënuar në qershor 2022 me 1 vit e katër muaj burg nga Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO). Ai është shpallur fajtor për veprat penale shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.

Ish-drejtori i burgut “Kosova” të Lushnjës akuzohet se bashkë me vartësit e tij shkelën procedurat për tenderin e përcaktuar për transportin e gardianëve të burgut.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Takimi i fundit”, për kapjen dhe vënien në pranga të një 43-vjeçari të dënuar me burgim për veprën penale ”Shkelja e barazisë së saj në tendera apo ankande publike” të ushtrisë Lushnjë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara disa veprimeve penale, finalizuan operacionin policor të koduar “Takimi i fundit”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: Judmi Shurdhi, 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 07.12.2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së rëndë në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, në periudhën 2020-2021, gjatë së cilës ka qenë drejtor në burgun e Kosovës, Lushnjë, në bashkëpunim me qytetarët e tjerë, ka kryer veprimet që kanë shkelje të barazisë së tyre në tendera apo dhe publike.

Materialet procedurale i kaluan Procedurat e kundërta të ndryshme të Posaçme Korrupsionit dhe Krimit të Organizimit të Tiranës, për të mëtejshme.”, njofton policia.