11.09.2023 - 11:08
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Athinë-Korinth, ku një 28-vjeçare shqiptare ka humbur jetën.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën kombëtare Athinë-Korinth, kur një makinë është përplasur me një motoçikletë me dy persona.
Një 28-vjeçare me origjinë shqiptare ka mbetur e vdekur, ndërsa drejtuesi grek i motorit ka mbetur i plagosur rëndë.
Drejtuesi i veturës i cili dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes është pikasur nga policia, është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur rasti, raportojnë mediat e huaja.