MENU
klinika

Akuzohet për abuzim seksual

Aktori spanjoll arrestohet në Venecia

04.09.2023 - 11:46

Aktori spanjoll Gabriel Guevara, i njohur për rolet e tij në filmin ‘My Fault/Culpa Mia’ dhe versionin spanjoll të serialit Skam, u arrestua në Venecia pasi Franca lëshoi ​​një urdhër arresti ndërkombëtar për të me akuza për abuzim seksual.

Guevara, 22 vjeç, do të merrte sot një çmim nga festivali Filming Italy për interpretimin e tij në filmin My Fault/Culpa Mia. Organizatorët i thanë agjencisë italiane të lajmeve se ndarja e çmimit u shty deri në përfundimin e hetimeve ndaj tij.

Ansa raportoi se Gabriel Guevara u arrestua nga policia teksa mbërriti në Lido, ku mbahet Festivali i 80-të i Mostra, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venecia. Një gjykatë italiane do të vendosë në ditët në vijim nëse do ta ekstradojë atë tek autoritetet franceze. Nuk dihet se për çfarë saktësisht akuzohet aktori i ri në Francë.

Në një deklaratë, Festivali i Filmit në Venecia sqaroi se Gabriel Guevara nuk ishte në mesin e të ftuarve të tij.

“Me rastin e informacionit të publikuar orët e fundit në disa faqe interneti për arrestimin në Venecia të aktorit spanjoll Gabriel Guevara, Bienalja e Venecias sqaron se prania e tij në Venecia nuk lidhet me asnjë aktivitet apo prodhim të festival, thuhet në njoftim.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat