MENU
klinika

Zë vendin e Olta Xhaçkës

Aktualisht pjesë e OSBE-së, kush është Igli Hasani, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë

04.09.2023 - 19:53

Igli Hasani do të jetë Ministri për Punët e Jashtme të Shqipërisë. Këtë vendim e dha ditën e sotme kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së, ndërkohë që Olta Xhaçka, e cila mban këtë post aktualisht ka mbetur jashtë qeverisë.

Igli Hasani aktualisht është Koordinator i Aktiviteteve Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së. Ndërkohë që përpara anëtarësimit në OSBE, Hasani ka qenë Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Vjenë. Hasani ka një përvojë 17 vjeçare në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në role të ndryshme drejtuese, duke përfshirë si Sekretar i Përgjithshëm, Drejtor i Përgjithshëm për Politikat e Mbrojtjes, Drejtor i NATO-s e Marrëdhënieve me Jashtë si dhe Drejtor i Integrimeve Euro-Atlantike.

Ai është diplomuar në Drejtësi, Sociologji dhe Filozofi nga Universiteti i Tiranës, ndërkohë që Masterin e ka përfunduar në Angli për Marrëdhënie Ndërkombëtare nga King’s College.