MENU
klinika

“Je thesar në jetën tonë”

Albërije Hadërgjonaj feston ditëlindjen, urimi i Beatrix

15.09.2023 - 13:34

Sot është një ditë shumë e veçantë për këngëtaren e njohur shqiptare Albërije Hadërgjonaj, pasi ajo feston 48-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë kaq speciale për të ajo mori urime të shumtë nga rrethi shoqërorë dhe nga familjarët e saj, mirëpo atë më të veçantin artistja e mori nga mbesa e saj, këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj.

Teksa postoi në InstaStory një foto e përqafuar me të, artistja ka gjetur fjalët më të veçanta për ta uruar tezen e saj për ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen tezes më fantastike në botë! Të uroj një jetë të gjatë dhe të mbushur me gëzim, të mbushur me të njëjtën energji të bukur që keni ndarë gjithmonë me ne. Faleminderit që jeni drita jonë udhëzuese dhe na mësuat kaq shumë mësime të vlefshme. Ju jeni vërtet një thesar në jetën tonë! Te dua shpirt.”– ka shkruar Beatrix.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Na bombarduan të gjithëve”

Albërije Hadërgjonaj: Beatrix ka vuajtur shumë