MENU
klinika

Sulmet në Veri ku u vra një polic

Albin Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë!

24.09.2023 - 10:35

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës.

Kjo mbledhje do të mbahet pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në veri të vendit, ku një zyrtar policor ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi pranë urës në fshatin Banjskë në veri.

Ndërkohë sipas mediave të Kosovës, dyshohet se personat që kryen sulmin dyshohet se janë fshehur brenda Manastirit të Banjskës.

Ndërkohë pas sulmit me armë ku u vra polici është mbyllur edhe pika kufitare në Bërnjak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN