MENU
klinika

Sulmi në Banjskë

Ambasada ruse provokon NATO-n: Kosova është Serbi!

30.09.2023 - 10:32

Ambasada ruse në Kanada ka bërë një postim provokues, teksa raportohet se ushtria serbe është mbledhur në kufirin pranë Kosovës.

Në rrjetin social Twitter (X), ambasada ruse në Kanada ka ripostuar një mesazh të kreut të NATO-s Jens Stoltenberg, teksa krahas postimit ambasada shkruan “Kosova është Serbi”.

Jens Stoltenberg, në postimin e tij shkruan se është i shqetësuar për situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se aleanca do ndërmarrë çdo hap për ruajtjen e sigurisë dhe lirive të qytetarëve.

“Aleatët e NATO-s u takuan sot dhe shprehën shqetësim të thellë për tensionet në veri të Kosovës. Misioni KFOR i NATO-s do të ndërmarrë gjithmonë veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë.”, thuhet në deklaratën e Stoltenberg.

Po mbrëmjen e djeshme, koordinatori për Komunikime Strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby i bëri thirrje Serbisë të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!