Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se niveli opozitës ka rënë shumë poshtë dhe këtë e kupton që në momentin që Gazment Bardhi rezulton një figurë e përshtatshme për t’u bërë kryeministër.
Sipas tij, gazetarët duhet t’i kërkojnë Bardhit vendimin e arsyetuar të bisedimeve me Berishën sepse ligjërisht, ky i fundit është një funksionar politik që ka votuar për përjashtimin e Sali Berishës nga partia.
“Gazment Bardhi mund të harrojë shumë gjëra që ka thënë, por Berisha nuk do ja harrojë ato që ka thënë për Berishën, fëmijët, familjen, pronat, pasuritë dhe veprat e tij.
Do t’i ftoja mediat të na japë pak atë skenën ku rriheshin me shkopa dhe ndërhyri policia për të ndihmuar grupin e Bardhit dhe Bardhi doli te dera e PD-së dhe mallkonte Sali Berishën.
Sigurisht që dhe Bardhi ka ambiciet e mëdha për kryeministër, por çështja është shumë e thjeshtë, a ka shqiptar që voton një opozitë që drejtohet nga Bardhi, pra për të sjellë kryeministër Gazment Bardhin? Unë mendoj që vetë Gazment Bardhi nuk do e votojë veten e tij,” – deklaroi Spahiu.