MENU
klinika

Ndeshja e Premier League

Armando Broja rikthehet pas nëntë muajsh, Pochettino e ul në stol

24.09.2023 - 15:56

Tanimë është zyrtare, Armando Broja është rikthyer në gatishmëri për ekipin e Chelsea pas dëmtimit të nëntë muajve më parë. Operacioni në gju i ka kushtuar shtrenjtë sulmuesit të Kombëtares, që nuk ka luajtur një ndeshje prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Në përballjen që po luhet sot mes Chelsea-s dhe Aston Villas në “Stamford Bridge”, duke filluar nga 16:00, trajneri Pochettino ka të gatshëm edhe Armando Brojën. Mes emrave që janë në stol dhe të gatshëm për t’u hedhur në fushë, është edhe ai i shqiptarit.

Pritet që në pjesën e dytë Broja të aktivizohet nga trajneri, duke parë edhe formën e tij dhe ecurinë e lojës. Kujtojmë se për herë të parë pas nëntë muajve Broja bashkohet me ekipin për një ndeshje zyrtare.