MENU
klinika

Analiza

Armenia, e ngecur mes Rusisë dhe Perëndimit

18.09.2023 - 18:43

Nga Marsela Shytia

Rusia po mbetet pa miq. Edhe Armenia, prej vitesh “satelit” i Vladimir Putin, po del nga orbita e shtetit që ai drejton. Ardhja e ushtarëve amerikanë për një stërvitje të trajnimit të paqeruajtësve në Armeni ka nervozuar dhe zhgënjyer qeverinë ruse, e cila për dekada ka vepruar si garantuesi i vetëm i sigurisë për ish-republikën sovjetike. Në Armeni, për herë të parë në historinë e tyre të re, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake me SHBA-në. Këto do të jenë manovra të vogla, simbolike, që quhen “Eagle Partner”, me 85 ushtarë amerikanë dhe 170 armenë. Qëllimi është përgatitja e armenëve për pjesëmarrje në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, por ato kanë një rëndësi të madhe politike, madje edhe gjeostrategjike. Një përplasje publike midis Rusisë dhe Armenisë, një prej aleatëve të saj më të vjetër dhe më të afërt, po thellon dyshimet rreth aftësisë së Moskës për të ruajtur dhe projektuar pushtetin nëpër pjesë të ish-Bashkimit Sovjetik, pasi është e fokusuar në Ukrainë.

Aleati më besnik i “ngul thikën pas shpine” Vladimir

Zhgënjimi nga Rusia

Armenia është anëtare e paktit ushtarak pro-rus të CSTO-së në Jerevan po mendojnë seriozisht të largohen nga “xhepi rus” që mbledh disa vende të ish-BRSS, së bashku me Rusinë. Marrëdhëniet ruso-armene janë në një krizë të madhe edhe sipas qëndrimit të kryeministrit armen, Nikol Pashinyan. Armenia është konsideruar si aleati më besnik, i pakushtëzuar dhe i padiskutueshëm i Rusisë që nga rënia e BRSS. Jerevani është i zhgënjyer me sjelljen e Rusisë në konfliktin e tyre me Azerbajxhanin për rajonin e Nagorno-Karabakut. “Gabimi ynë më i madh strategjik ishte vendimi që siguria jonë varet nga Rusia”, thotë hapur Pashinyan. “Tani po gëlltisim frytet e hidhura të atij gabimi”, thekson ai. Kujtojmë se që nga rënia e BRSS, ushtria ruse ruan kufirin e tyre me Turqinë, të cilën Jerevani e konsideron “armikun më të keq historik” për shkak të gjenocidit të kryer ndaj armenëve në fund të Luftës së Parë Botërore. Dhe Turqia është aleati më i madh, por patron i Azerbajxhanit, armiku tjetër i madh i armenëve, ndërsa Rusia, sipas tyre, thjesht “qëndron dhe shikon”. Prandaj, Armenia tani kërkon mbështetje nga Perëndimi, nga i cili kërkon ndihmë për marrëdhëniet me Azerbajxhanin, si dhe për të dalë nga një situatë e vështirë ekonomike, pasi konsiderohet si vendi më i varfër në Evropë.

Paresh Nath on X: "My cartoon on Armenia and Azerbaijan conflict last week https://t.co/tOUoKFz1Ik" / X

Hakmarrja ruse

Moska u tërbua për shkak të kësaj dhe ka denoncuar haptazi Armeninë për, siç thonë ata, “lëvizje armiqësore që nuk bëhen ndaj aleatëve, shteteve dhe popujve vëllezër”. Krahas stërvitjeve ushtarake me armikun kryesor të Rusisë, SHBA-në, Jerevani dërgoi ndihma humanitare simbolike, por domethënëse në Ukrainë për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus. Fakti që një bloger pro-rus dhe një korrespondent i agjencisë ruse pro-regjimit Sputnik u arrestuan së fundmi (ndonëse u liruan shpejt), ndoshta si një paralajmërim simbolik, është sigurisht një mesazh intrigues dhe i guximshëm për Moskën. Por Pashinyan nuk u ndal me kaq, pasi parlamenti armen vendosi në proces ratifikimin e Statutit të Romës. Bëhet fjalë për traktatin që themeloi Gjykatën Penale Ndërkombëtare, që me fjalë të tjera do të thotë se, sipas urdhrit ekzistues të Gjykatës, Armenia do të duhej të arrestonte Vladimir Putinin nëse ai vinte në Armeni.