MENU
klinika

Shqipëria në avantazh 2-0

Asani dhe Daku supergola Polonisë

10.09.2023 - 22:19

Shqipëri 2-0 Poloni (Asani 37′ )

Stadiumi ‘Air Albania’, Tiranë – Kualifikuese Euro 2024, grupi E

Arbitër: José María Sánchez

TIRANË – Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan sot në 20:45 kundër Polonisë në “Air Albania”. Ndeshja ka nisur me përplasje mes tifozëve. Polakët kanë hedhur sende të forta kundër tifozëve kuqezinj, me policinë që ka ndërhyrë dhe ka vendosur rendin, teksa dueli vijoi normalisht më pas. Edhe nga sektori i grupimit Kuq e Zi u hodhën flakadanë në fushë, me arbitrin spanjoll José María Sánchez që për tre minuta ndali duelin derisa situata u qetësua. Ndeshja tanimë po luhet normalisht në një atmosferë të zjarrtë nga tifozët.

Sfida e Tiranës është e pesta për dy skuadrat që luajnë në grupin E kualifikues të Euro 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos (7 pikë) mbajnë vendin e dytë në grup, me një pikë më pak se Çekia (8) dhe një pikë më shumë se Polonia (6).

Dueli është deçiziv për fatet e kualifikimit, me “Shqiponjat” kuqezi që kanë në dorë kalimin ose jo në fazën finale të “Gjermani 2024”, paçka se pas Polonisë luhen edhe tre ndeshje të tjera.

Në stadiumin e tejmbushur, ku biletat janë shitur të gjitha një muaj më parë, Kombëtarja e ka vërtet një finale, kjo edhe për pritshmëritë pas barazimit 1-1 në Pragë kundër Çekisë tre ditë më parë. Me një fitore sot kundër polakëve, kuqezinjtë do “pronotonin” një vend në Gjermani, teksa edhe barazimi do i mbante tanët të dytët në grup. Përballja e sotme filloi me një minutë heshtje, kjo për të nderuar viktimat e tërmetit shkatërimtar që goditi Marokun dje. UEFA ka vendosur që të gjitha ndeshjet e këtij raundi të nisin me një minutë heshtje dhe nderimi.

Komentet kryesore të ndeshjes:

46′ Nis pjesa e dytë.

45+8′ Mbyllet 1-0 pjesa e parë.

45′ Tetë minuta shtesë.

37′ Shqipëri 1-0 Poloni. Jasir Asani kalon në avantazh Shqipërinë me një supergol.

36′ Asllani provon nga jashtë zone, topi del jashtë.

21′ Kiwior kaloi në avantazh Poloninë pas një krosimi nga e majta e sulmit, me lojtarin që ishte pozicion jashtë loje. Arbitri spanjoll në fillim e akordoi golin si të rregullt, ndërsa ishte VAR që i erdhi në ndihmë kuqeiznjve, me kontrollin e teknologjisë që e cilësoi si pozicion jashtë loje.

7′ Ka nisur me tensione ndeshja Shqipëri- Poloni në stadiumin “Air Albania”. Tifozëria polake është përfshirë në një konflikt me kuqezinjtë, saqë është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

5′ Ndeshja vijon normalisht.

2′ Ndeshja Shqipëri – Poloni u luajt vetëm pak sekonda në “Air Albania”, para se arbitri spanjoll José María Sánchez ta ndërpriste duelin për më shumë se tre minuta pasi tifozat kuqezi hodhën flakadanë në fushë. Më pas gjithçka vijoi normalisht.

1′ Nis ndeshja në ‘Air Albania’.

Pragndeshja/ Tanimë ethet e ndeshjes kanë nisur, me tifozët që janë nisur nga mbarë trojet shqiptare për të qenë në stadium. Grupimi i Tifozave Kuq e Zi që prej orës 15:00 janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku kanë nisur festën me këngë patriotike. “Xhamadani vija-vija, është Kosova është Shqipëria”, dëgjohet të thonë tifozët, që kërkojnë një fitore sonte kundër polakëve për të vijuar me rrugëtimin drej Evropianit të Gjermanisë.

Në prag të ndeshjes, trajnerët Sylvinho dhe Fernando Santos kanë bërë me dije edhe titullarët në të dyja kampet. Kuqezinjtë luajnë me skemën 4-3-3, teksa Sylvinho ka bërë dy ndryshime nga ndeshja e tre ditëve më parë kundër Çekisë në Pragë. Strakosha dhe Uzuni do jenë në fushë nga minuta e parë kundër Polonisë.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Uzuni, Cikalleshi Trajner: Sylvinho

Polonia (4-4-2): Szczesny; Cash, Kedziora, Bednarek, Kaminski; Kiuor, Zielinski, Szymanski, Krychouiak, Berezynski, Lewandowski Trajner: Fernando Santos