MENU
klinika

"Proces jolegjitim"

Bardhi i “prerë”: S’e njohim Kuvendin Kombëtar të Bashës, pjesa dërrmuese s’ishin anëtarë të PD-së

08.09.2023 - 22:44

Ditën e nesërme, Partia Demokratike me kryetar Lulzim Bashën do të mbledhë Këshillin Kombëtar ku pritet që të shkarkohet Gazment Bardhi si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së.

I ftuar në Report Tv, Bardhi tha se nuk e njeh Kuvendin e 2 shtatorit dhe as mbledhjen e Këshillit Kombëtar që pritet të mbahet nesër. Ai tha se procesi është jolegjitim.

“Së pari ne jemi grupi parlamentar i PD-së. Në atë tryezë unë kam ftuar edhe kolegë që formalisht janë regjistruar edhe në grupe të tjera opozitare. Jemi takuar dhe kemi diskutuar formësimin e një axhende të përbashkët opozitare në parlament. Në tryezë janë ftuar 59 deputetët e opozitës. Ka qenë i ftuar edhe Basha dhe kolegë të tjerë.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar nesër është një proces jolegjitim po ashtu edhe Kuvendi i 2 shtatorit. Basha nuk ka as firmën as vulën. PD institucionin e vet më të lartë ka Këshillin Kombëtar dhe kam marrë një vendim që të ndërpresim atë proces që kishte nisur nga një pjesë për zgjedhjen e kryetarit. Sot ka dalë një deklaratë e degës së PD-së kur thotë ne po ngremë struktura. Si mund të ketë pasur Kuvend Kombëtar kur nuk ka pasur. Kam identifikuar demokratë në atë takim. Kam identifikuar demokratë në atë sallë. Një pjesë kishin shkuar edhe me familjarët. Por pjesa dërrmuese nuk janë anëtarë të Kuvendit të PD-së. S’ka asnjë lidhje me institucionet e partisë.”, tha Bardhi.