Një javë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Sekretari i Përgjithshëm i PD është Flamur Noka dhe se Gazment Bardhi ka postin e kryetarit të Grupit Parlamentar.
Në emisionin “Opinion”, Bardhi deklaroi se detyra e Sekretarit të Përgjithshëm mbahet prej tij dhe jo nga Flamur Noka.
Sipas tij pretendimet për postet në PD janë të shumë, teksa shtoi se edhe Lulzim Basha pretendon se Sekretar i Përgjithshëm, është Alibeaj.
Pjesë nga debati në studio:
Bardhi: PD nuk ka kryetar. Sipas vendimit të Këshillit Kombëtar, zgjedhje për kryetar do të bëhen në një moment tjetër. Sekretari i Përgjithshëm i PD është Gazment Bardhi.
Fevziu: Berisha tha se është Noka…
Bardhi: Po, Basha thotë se është Alibeaj.