MENU
klinika

“Jo imunitet për qeveritarët që hetohen nga SPAK”

Basha zbulon 6 propozimet e PD për reformën zgjedhore: Presidenti të zgjidhet nga populli

21.09.2023 - 20:12

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar ditën e sotme propozimet e PD-së për reformën zgjedhore në vend.

Gjatë fjalës së tij, Basha ka shprehur gjashtë propozimet e Partisë Demokratike, ndër të cilat përmendi listat e hapura, vettingun për politikanët dhe barazinë e votës.

Basha u shpreh se për PD, kjo nuk është thjeshtë vetëm një mundësi për të trajtuar problemet e bëra mullar nga zgjedhjet e kontestuara, por edhe një mundësi për të shtrirë horizontin drejt një kushtetute të re.

Kreu i demokratëve, vijoi më tej duke shtuar se PD propozon po ashtu votën e diasporës, zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli dhe rikthimin e tij si një garant i Kushtetutës, si edhe dhënien fund të imunitetit nga ndjekja penale për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK.

“Zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidentit nga populli dhe rikthimit të kompetencave që ju hoqën në prill. Kjo është në fokus të PD siç është edhe heqja e imunitetit parlamentar të gjithë atyre që janë nën hetim nga SPAK. E sotmja nuk mund të jetë konkluzioni por ftesa për të gjithë për t’u bërë për njerëzit, para njerëzve dhe me njerëzit.”, tha Basha.

1. Lista të hapura
Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari

2. Vetting për politikanët
Pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale

3. Barazia e votës
Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin

4. Vota e diasporës
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë

5. President nga populli
Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli

6. Fund imunitetit nga ndjekja penale
Asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK