Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është një ndër artistet më të suksesshme në estradën muzikore.
Së fundmi ajo ka thyer rekordin botëror duke u bërë artistja e parë në botë që për 50 javë këngët e saj kanë qëndruar në vendin e parë në Top listat e Billboard në zhanrin “Hot Dance”/ Electronic Songs dhe në “Hot Country Songs”.
“Meant To Be” në bashkëpunim me David Guetta dhe “I’m Good (Blue)” me Florida Georgia Line janë dy hitet e saj që për 50 javë radhazi qëndruan në vendin e parë në dy top-listat.
“Të shkruarit e këngëve është pasioni im, pa marrë parasysh stilin e muzikës”, tha Rexha për Billboard në fillim të këtij viti. Ndërsa vazhdoi: “Unë kam qenë e bekuar që kam pasur disa këngë hit në zhanre të ndryshme gjatë karrierës sime. Të shikoj suksein tim në në tabelat e “Hot Dance”/ Electronic Songs është diçka për të cilën jam vërtet krenare.”