MENU
klinika

"Serbia po pengon iniciativat tona ligjore"

Bisedimet në Bruksel/ Kurti takim me Shaip Kamberin

16.09.2023 - 16:24

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin. Tema kryesore e bisedimeve ishte takimi i së enjtes në Bruksel, i ciili përfundoi pa ndonjë rezultat dhe qëndrimin e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë, Kamberi e ka njoftuar Kurtin për zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në takimin që pati me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi bisedoi lidhur me rrjedhat aktuale politike. Kryeministri foli për takimin e kësaj jave të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel dhe qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, deputeti Kamberi e njoftoi kryeministrin me zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevë. Ai theksoi se bashkë me deputetët boshnjak të SDA ka inicuar pesë projektligjeve ndër të cilat ai për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave; për selitë dhe territorin e gjykatave; për ndryshimin e ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare; për ndryshimin e Rregullorës së parlamentit ashtu që listat e pakicave të kenë mundësinë e krijimit të grupit parlamentar me tre deputet e jo me pesë siç kërkohet për partitë qëndrore, si dhe projektrezolutën për Srebrenicën.

Z. Kamberi theksoi se fatkeqësisht këto iniciativa po pengohen nga kreu i parlamentit të Serbisë duke mos u futur në rend të ditës as edhe për t’u diskutuar.

Kryeministri e përgëzoi deputetin Kamberi për angazhimin dhe vendosmërinë dhe i ofroi mbështetjen e plotë për afirmimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!