MENU
klinika

Qendërmbrojtësi prezantohet tek ekipi i Bundesligës

Bonuçi i jep lamtumirën Juventusit pas 12 vitesh

01.09.2023 - 12:48

Leonardo Bonuçi është zyrtarisht futbollist i Union Berlin.

Ish-qendërmbrojtësi i Juventusit, mbërriti mbrëmë në Gjermani me një fluturim privat nga Roma.

36-vjeçari do të nis për herë të parë një përvojë jashtë Italisë, tashmë në Bundesligën gjermane.

Pas një tensioni me drejtuesit e klubit ai vendosi të largohej.

Bonuçi ka luajtur 12 sezone teksa grumbulloi mbi 500 paraqitje zyrtare me fanellën bardhezi. Në vitin 2017 u largua për 1 vit tek Milani për tu rikthyer sërish tek “Zonja e Vjetër” në 2018-ën.

Tashmë qendërmbrojtësi do të luajë edhe në Champions, edhe pse skuadra e tij nuk është shumë e favorizuar për shkak se në grup ndodhet Napoli, Reali dhe Braga.