MENU
klinika

"2030 është shumë larg për ne"

Borrell: BE duhet të përgatitet për anëtarësimin e 10 vendeve të reja!

01.09.2023 - 11:07

BE duhet të përgatitet për anëtarësimin e 10 vendeve të reja. Ka qenë kjo deklarata e përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Ai kërkoi një afat kohor nga BE për zgjerimin, pasi kjo do të mobilizonte me shumë energjinë e vendeve aspirante dhe unionit.

Borell njoftoi gjithashtu se takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të zhvillohet më 14 shtator. Përveç këtij takimi Borrell njoftoi edhe një takim të përbashkët të ministrave të jashtëm të BE-së me ata të Ballkanit Perëndimor nën drejtimin e presidencës spanjolle të BE-së.

“Presidenca spanjolle po propozon – dhe mendoj se është një propozim i mirë – për të mbajtur një takim së bashku me ministrat e jashtem te Ballkanit Perëndimor. Ne do ta bëjmë atë në fund të muajit të ardhshëm, pas ngjarjeve të tjera që lidhen me Ballkanin si Procesi i Berlinit. Mendoj se është shumë e rëndësishme që ministrat, nën Presidencën spanjolle, të bëjnë një bilanc të asaj që po ndodh në Ballkanin Perëndimor.

Më 14 shtator, do të organizoj një takim të ri të Dialogut të Nivelit të Lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si lehtësues i këtij dialogu për të kërkuar zgjidhje.

Çështja e zgjerimit ka lundruar gjatë diskutimeve tona. Ukraina duhet të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Ballkani Perëndimor gjithashtu sa me shpejt.

Unë mendoj se lufta në Ukrainë ka pasur një efekt që është përshpejtimi i procesit të zgjerimit, i cili është sigurisht një proces i bazuar në merita. Një shtet do të bëhet anëtar kur të plotësojë të gjitha kushtet. Por në të njëjtën kohë, mendoj se është mirë të kemi një objektiv politik – një horizont – për t’i dhënë një shtysë politike procesit. Dhe gjithashtu, për ne – sepse ne duhet të përgatitemi për një zgjerim që mund të shtojë 10 anëtarë të tjerë në Bashkimin Evropian”, tha Borrell.

Edhe pse nuk dha ndonjë afat për anëtarësimet e reja në BE, Borrell tha se propozimi i një kalendari nga Bashkimi Euriopian do të mobilizonte energjitë e BE dhe të vendeve kandidate duke mbështetur në këtë mënyrë edhe deklaratat e Presidentit të Këshillit Europian, Charles Mishel në forumin strategjik të BLED, ku ai përcaktoi vitin 2030 si afatin e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.