MENU
klinika

Sa zgjasin efektet?

Çfarë mund të trajtojë Botox-i veç rrudhave?

19.09.2023 - 19:28

Tipi A i toksinës botulinike (Botoxi) është një ilaç i injektuar që shkakton dobësi të përkohshme të muskujve.

Kjo lloj toksine është aprovuar për trajtimin e strabizmit (sytë e kryqëzuar), distonisë cervikale (një çrregullim neurologjik i lëvizjes ) ,rrudhave të fytyrës , dhe së fundmi për hiperhidrozë fokale primare (djersitje e tepruar e sqetullave , duarve dhe ose këmbëve ).

Botoksi mund të përdoret për trajtimin e rrudhave të fytyrës, të shkaktuara nga tkurrja e muskujve themelor çdo herë që buzëqeshni, qeshni ose bëni mimika të ndryshme.

Injeksioni në zona të caktuara të fytyrës i relakson muskujt në mënyrë që të mos kontraktohen ,duke lejuar që lëkura të rrijë e qetë dhe e tendosur.

botox-konica.al

Injeksionet Botox janë përdorur në mënyrë të sigurtë dhe efektive për të trajtuar çrregullime oftalmologjike dhe neurologjike për më shumë se 20 vjet.

Efektet e injeksioneve zakonisht zgjasin 4-6 muaj.

Efektet anësore janë të rralla dhe përfshijnë dobësi të përkohshme të muskujve të afërt, ulje të qepallave të syve ose asimetri të fytyrës. Rreziku dhe lloji i efektit anësor varet nga vendndodhja e muskujve të injektuar. Këto efekte anësore janë të rralla, krejtësisht të kthyeshme dhe zakonisht zgjasin disa javë.

botox-konica.al

Përparësia e Botoxit është një pamje më e këndshme rinore pa ndërhyrje kirurgjikale ose joproduktive. Pacientët që kanë djersitje të sqetullave, duart dhe këmbët kanë parë se pas Botoxit një përmirësim të madh të gjendjes së tyre.

Pacientët mund të bëjnë injeksione Botoxi dhe shumica mund të rifillojnë aktivitetet normale pas injektimit.

Për të marrë informacion më të hollësishëm rreth procedurës duhet kontaktoni me një dermatolog.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN