MENU
klinika

VIDEO

Çdo gjë e rrënuar, pamjet tronditëse, si ishte dhe si u kthye Maroku pas tërmetit

12.09.2023 - 14:14

Pamje apokaliptike nga Maroku. BBC ka publikuar një video të disa prej qyteteve më të prekura nga tërmeti i fuqishëm i së premtes. Në një paralelizëm me atë që ka qenë, tërmeti 6.8 në disa zona ka lënë pas vetëm banesa të shkatërruara. Nuk ka më parqe, ndërtesa historike apo kulturore, vetëm njerëz që kërkojnë nën rrënoja me shpresën për të gjetur gjallë të afërmit e tyre.

Sipas raportimit të fundit të mediave vendase dhetë huaja, numri i të vdekurave nga tërmeti i fuqishëm të tronditi vendin disa ditë më parë ka shkuar në 2800. Sakaq, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara me shpresën për të gjetur të mbijetuar. Ndërkohë, qeveria e Marokut është gjithmonë e më shumë nën presion për të pranuar ndihma nga ndërkombëtarët.